Begaj mirëpret lirimin e policëve, kërkon kthim në dialog

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë në veri të Kosovës.

Begaj përmes një postimi në “Twitter” tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e dialogut.

Ai theksoi se duhet të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel dhe Ohër.

Tre policët e Kosovës që ishin rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe, janë liruar me vendim të Gjykatës në Kralevë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli./21Media

Back to top button