Begaj niset drejt SHBA-së, kryeson delegacionin e Shqipërisë në punimet AP të OKB

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të niset për në New York të Shteteve të Bashkuara. Begaj do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Kombeve të Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në debatin e përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB.

Edhe në këtë forum, Presidenca shqiptare njofton se Begaj do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera.

Begaj gjatë periudhës së qëndrimit ne New York do tw zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.

Back to top button