Begaj për aksidentin tragjik në Greqi: Do të qëndrojmë përkrah popullit grek

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për viktimat nga aksidenti i trenave në Greqi, ndërsa për të lënduarit ka uruar shërim të shpëjtë.
Begaj ka thënë në Twitter se Shqipëria do të qëndrojë përkrah popullit grek.
“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, ka shkruar ai.

Back to top button