Begaj: Qeveria e re e Kosovës urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Ai ka thënë se shpreson që qeveria e re që do të dal nga zgjedhjet të punojë për të mirën e vendit dhe zhvillimin.
“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës! Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, ka shkruar Begaj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?