Begaj: SHBA, partneri strategjik më i madh i shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në këtë 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, ka thënë se këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta.

Begaj ka shkruar në Facebook se përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun e Shqipërisë.

“Gjithmonë duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës. Gëzuar 101 vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Back to top button