Begaj siguron mbështetje për Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Vijë në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë, si bir e vëlla, mes bijve të kësaj toke krenare dhe vëllezërve të të njëjtit identitet, aty ku shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Me këto fjalë nisi fjalimin e tij sot presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, para gazetarëve dhe përkrah homologes nga Kosova, Vjosa Osmani.
Begaj falënderoi Osmanin për pritjen e ngrohtë, dhe bisedën me shkëmbime idesh, pikëpamjesh, qëndrime e vizione për të dy vendet.
“Jam i nderuar të jem në Prishtinë, në vizitën time të parë si president dhe kjo jo thjeshtë në respektin e traditës, por edhe si një simbolikë e natyrshme që mishëron lidhjen tonë të pandashme dhe të pandryshueshme. E vulosur nga historia dhe gjuha jonë e përbashkët, dhe nga heronjtë tanë ndër shekuj”, tha ai.
Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një arritje e shumëpritur dhe një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovën dhe të gjithë rajonin, tha tutje presidenti.
Ndërsa për liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, Begaj tha se  “është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë, si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit, për të cilën unë e sigurova presidenten Osmani se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv sa më shpejt të jetë e mundur”.
Begaj tha se Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare./21Media

Back to top button