Lëvizja Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për pozicione drejtuese

Lëvizja Vetëvendosje  ka shpallur sot zgjedhjet e brendshme për nivelin e dytë dhe të tretë organizativ, që përfshinë kandidatët për: Kryetar/e të Lëvizjes, kryetare të GVV, kryetar/e të RVV, kryetar/e qendre, kryetare të GVV në qendër dhe kryetar/e të RVV në qendër.
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm dhe Komisionet Zgjedhore Ad-hoc-e të qendrave (KZAQ) kanë njoftuar të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionet e lartëcekura, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga sot, 15 gusht deri më 23 gusht 2022.
Kandidatët, deklaratën e kandidaturës për të gjitha pozitat dhe nivelet mund ta marrin në zyrën e qendrës përkatëse dhe të njëjtën ta dorëzojnë te Komisioni Zgjedhor i Ad-hoc i Qendrës (KZAQ) (për nivelin e dytë) dhe në Komisionin Zgjedhor të Përgjithshëm (niveli i tretë) ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të LVV-së.
“Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më demokratik e më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit. Në frymën e demokracisë së brendshme ne urojmë për një proces zgjedhor sa më të mirë dhe ftojmë për përfshirje sa më të madhe në këtë proces”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button