​Begaj udhëton drejt Azerbajxhanit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku të Azerbajxhan.
Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center” me qendër në Baku, i cili ka si mision promovimin e Edukimit, Tolerancës, Dialogut, Mirëkuptimit dhe Shoqërisë së Përbashkët.
Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës.
Presidenti Begaj është pjesë e sesionit me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”.
Ndërkohë është parashikuar që kreu i shtetit shqiptar të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij; presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me presidentin bullgar Rumen Radev, etj..

Back to top button