Bëhen prindër piloti Afrim Zabeli dhe gazetarja e RTV21, urimi i veçantë i babait nga qielli

Një kapitull i ri, i mbushur me dritë dhe dashuri, është hapur sot në jetën e pilotit të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Zabeli, dhe bashkëshortes së tij, gazetares së RTV21, Kaltrina Berila Zabeli. Çifti ka përjetuar emocionin më të veçantë të jetës , ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Afrimi, tashmë edhe me epitetin më të bukur “baba”, e shënoi këtë moment unik në mënyrën që e njeh më së miri: duke u ngritur në qiell. Një fluturim simbolik, i shoqëruar me urimet më të përzemërta për vajzën e tij. Mirë se erdhe Fiona Afrim Zabeli. Qielli qoftë gjithmonë i hapur për ty ashtu si zemra tona . Këtë Afrimi e ndau edhe me miqtë në rrjetet sociale.

Në këtë postim plot ndjenjë, çifti shprehu lumturinë dhe mirënjohjen për bekimin që u është dhuruar, duke bërë të ditur se vajza e tyre, Fiona, ka ardhur si dhurata më e çmuar në jetën e tyre.

“Sot zemra jonë u mbush me një gëzim që nuk përshkruhet me fjalë. 🤍

Na erdhi në jetë vajza jonë Fiona, fëmija ynë i parë, dhurata më e bukur që na ka falur Zoti.
Çdo buzëqeshje e saj sapo ka filluar të na ndryshojë jetën dhe të na mësojë kuptimin e vërtetë të dashurisë.
Mirë se erdhe në jetë Fiona, bekimi ynë i vogël.
Jemi pafundësisht të lumtur dhe mirënjohës. 💖👶✨/21Media

Back to top button