Bëheshin bashkë e shisnin drogë, arrestohen dy persona

Në kuadër të operacionit ”Epilog”, janë arrestuar dy persona E.A  41 vjeçar dhe A.D 44 vjeçar.
Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë pasi që akuzohen se ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.
”Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e E.A 41 vjeçar nga Korça, u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike, gjithashtu gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Volkswagen Golf”, u gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në banesë u gjend edhe A.D 44 vjeçar nga Elbasani, të cilit iu kontrollua edhe banesa e tij, ku iu gjeten 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë, shkruan ora news.
Gjatë këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050 euro, 1 automjet tip “Volkswagen Golf” dhe 3 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim./21Media

Back to top button