Rekord botëror, një rrufe e gjatë afro 800 km përshkoi tri shtete
Një rrufe afro 800 km e gjatë që ndriçoi qiellin në tre shtete të SHBA-së ka vendosur një rekord të ri botëror, kanë konfirmuar shkencëtarët.
Rrufeja në vitin 2020, u shtri gjithsej 768 km dhe u përhap në të gjithë Misisipin, Luizianën dhe Teksasin.
Rekordi i mëparshëm ishte 709 km dhe u regjistrua në Brazil në vitin 2018, transmeton rtv21.tv.
Rrufeja rrallë zgjat mbi 16 km dhe zakonisht zgjat më pak se një sekondë. Një tjetër rrufe e regjistruar në vitin 2020 – në Uruguaj dhe Argjentinë – ka vendosur gjithashtu një rekord të ri për kohëzgjatjen në 17.1 sekonda. Rekordi i mëparshëm ishte 16.7 sekonda.
“Këto janë të dhëna të jashtëzakonshme nga ngjarjet e rrufesë”, tha profesori Randall Cerveny, raportuesi i Organizatës Botërore Meteorologjike për motin dhe ekstremet klimatike.
Sipas WMO, të dy rekordet u zhvilluan në zona të prirura ndaj stuhive intensive që prodhojnë “megaflice”./21Media