Bëhet e ditur data e lansimit të “Thirr policinë”
Këngëtaret Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri, kohë më parë kanë paralajmëruar projektin e tyre të parë bashkëpunim dhe të gjithë mezi prisnin të dëgjonin këtë projekt të madh.
Dyshja nuk do t’iu lënë të prisni më gjatë. Data e lansimit të “Thirr policinë” është 28 gusht, në orën 19:00.
View this post on Instagram
Gjithashtu, kjo këngë është pjesë e albumit të ri “Popart” të Arilenës, në të cilin është duke punuar tashmë një kohë të gjatë.
Së fundmi, Arilena publikoi “Aligator”, këngë e cila u mirëprit nga të gjithë, pasi doli ashtu siç di ta bëj Arilena më së miri, në stilin e saj.
Ndërsa, Dafina ka publikuar “Llafe llafe”, në bashkëpunim me Lyrical Son, e që e njëjta po ashtu është në fazën e fundit të punimeve për albumin më të ri “Dafinë Moj”, të cilin do ta publikojë së shpejti./21Media