Shkon në mbi 170 numri i të viktimave nga sulmet në Kabul

Numri i të vdekurve nga sulmet në aeroportin e Kabulit ka shkuar në 170.
Një zyrtar afgan i shëndetit publik i ka thënë BBC -së se numri i të vdekurve nga shpërthimi i së enjtes është rritur nga 90 në më shumë se 170.
Ata që u vranë nga bombardimet në aeroportin e Kabulit ishin kryesisht civilë afganë. Trembëdhjetë pjesëtarë të shërbimit amerikan, dy shtetas britanikë dhe fëmija i një shtetasi tjetër britanik.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi “Shteti Islamik” ndërkohë që presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se sulmuesit do të ndëshkohen./21Media

Back to top button