Bëhet e ditur se kur do të shpërndahet asistenca sociale

 

Posta e Kosovës njofton se Asistenca e rregullt Sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër, e mërkurë, 30 dhjetor.

Kërkohet mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare.

“Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button