Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i lumenjve në Vushtrri për të parandaluar vërshimet

Komuna e Vushrrisë ka ndërmarrë masa për parandalimin e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore.

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, njoftoi se gjatë këtij vikendi është duke punuar në pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm.

“Për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, po vazhdojmë me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm!”, shkroi Idrizi.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar Komuna e Vushtrrisë ishte njëra ndër më të prekurat nga vërshimet në Kosovë./21Media

Back to top button