Bëhet publike agjenda e takimit të 18 marsit në Ohër

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE.
Sipas zëdhënësit të zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të mbajë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedonia e Veriut.
“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit për zbatimin e Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gaonm
Sipas njoftimit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Back to top button