Bëhet thirrje për çmilitarizim urgjent të termocentralit bërthamor që “Evropa të flejë e qetë”
Prania e vazhdueshme e forcave ruse në dhe pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia është një “shkas i vazhdueshme i një fatkeqësie të mundshme bërthamore”, tha ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko.
“Kush është gati të marrë përgjegjësinë për sigurinë e së nesërmes?”, u shpreh ministri.
Të gjashtë reaktorët në termocentralin në Ukrainën juglindore mbeten të shkëputur nga rrjeti elektrik, njoftoi sot operatori bërthamor Energoatom, pasi objekti u shkëput nga rrjeti i energjisë elektrike për herë të parë në historinë e tij.
Ukraina ka akuzuar trupat ruse për përdorimin e uzinës si mburojë, duke rrezikuar një fatkeqësi të mundshme. Po ashtu edhe Kremlini ka akuzuar vazhdimisht forcat ukrainase për bombardimin e uzinës, përcjell rtv21.tv
Negociatat janë duke u zhvilluar që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitojë centralin, dhe Halushchenko tha se mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara duhet të lejohet të studiojë ndikimin e pranisë së trupave ruse atje.
“Unë do të doja t’i bëj thirrje komunitetit botëror edhe një herë: misioni i përbashkët i IAEA dhe OKB në duhet të ketë një mandat për të studiuar jo vetëm normat për sigurimin e sigurisë bërthamore, por edhe komponentët e jashtëm të sigurisë, në radhë të parë ato që lidhen me armët dhe përdorimin e tyre nga ushtria ruse në territorin e uzinës dhe pranë saj”, tha Halushchenko.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për “de-okupim dhe çmilitarizimin urgjent” të uzinës.
“Është “e vetmja mënyrë që Evropa të flejë e qetë dhe të mos ketë frikë nga retë bërthamore në qiellin e saj”, tha Halushchenko./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?