Nitaj- Qeverisë: Për të parën herë kritikohet Kosova e lavdërohet Serbia
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka hedhur një mori kritikash për Qeverinë e Kosovës, duke filluar nga grevat e deri te dialogu me Serbinë.
Sipas tij qeveria po kërcënon mësuesit në kohën kur ka rritje të çmimeve.
“Lajmi i keq, inflacioni në Kosovë ka mbërritur në 19.2%, e pagat për faqe të zezë. Çmimet në tavan, grevat në tokë e qeveria në istikame tuj kërcënu mësuesit e vet.”, ka thënë ai.
Nitaj tutje e ka cilësuar krizën me energjinë elektrike si më të thellën për këto 20 vjet e fundit.
“Reduktimet 6-2 në pikun e verës, e Qeveria nuk reflekton as për gazin amerikan as për termocentralin Kosova e re e nuk e investon asnjë cent për energjinë. ‘, ka shkruar ai në Facebook
Ndërsa, kritika të ashpra ka dhënë edhe në raport me dialogun si dhe ka thënë se janë bllokuar investimet kapitale.
“Po duket se dojnë me e ba llugë edhe me dialogun. Ka ndodhur ajo që nuk është imagjinuar. Për të parën herë kritikohet Kosova e lavdërohet Serbia. Janë bllokuar investimet kapitale, e parja është bllokuar në arkën e shtetit. E këta hala merren me të shkuarën. I fajësojnë qeveritë e kaluara për gjithçka të zezë në këtë vend. Por nuk e dinë se po “e harrove të shkuarën, po, e ke verbuar një sy, veç po u more me të shkuarën, i ke verbuar të dy”!”, ka përfunduar Nitaj./21Media