Bëhet vlerësimi i dëmeve nga vërshimet në Skenderaj

Vërshimet e mëdha që goditën disa komuna të Kosovës muajin e kaluar kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Komuna e Skenderajt ishte njëra ndër komunat më të prekura nga këto vërshime. Dëmet në këtë komunë kanë kapur shifrën e mbi 11 milionë euro.
Kështu bëri të ditur për  RTV21, Amir Lushtaku. Zyrtar për marrëdhënie me publikun në Komunën e Skenderajt.
“Sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar raportin e komisionit për vlerësimin e dëmeve i cili në total arrin shifrën e 11 milionë e 815 mijë euro”, ka thënë Lushtaku.
Ky raport sipas Lashtakut nesër do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës me qëllim që t’i dhurojnë ndihmë Komunës së Skenderajt./21Media 

Back to top button