Behgjet Pacolli: Kenia zyrtarisht njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli,  thënë  se Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.  Ai në një status në Faceook  ka deklaruar se ko njohje nuk është thjesht një deklaratë.

“është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të!”, ka shkruar Pacolli.

“17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran!”, ka shtuar ai./21Media

Back to top button