Behgjet Pacolli u shtroi qindra qytetarëve iftar në oborrin e tij

Në iftar  të pranishëm disa nga strukturat e LDK-së

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ishte nikoqir i qindra mysafirëve të cilët bënë iftar në shtëpinë e tij në Hajvali.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në shtëpinë e tij të gjithë janë të mirëseardhur.

“Në shtëpinë time, të gjithë janë të mirëseardhur, gjithmonë! Pa dallim moshe, kategori apo gjini. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar ai.

Në këtë iftar të pranishëm kanë qenë edhe disa nga strukturat e LDK-së me të cilën partia e tij AKR ka koalicion në zgjedhjet parakohshme parlamentare./21Media

Back to top button