Merkel: Të bashkuar përtej kufijve në tmerr dhe zi

Merkel e rithekson se është kundër të gjitha formave të terrorizmit

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë për media duke shprehur ngushëllime për viktimat e sulmeve të mbrëmshme në Londër, tha se gjithmonë do të jenë të bashkuar edhe përtej kufijve.

“Sot ne jemi të bashkuar përtej kufijve në tmerr dhe zi, por edhe në vendosmëri. E përsëris se Gjermania është për luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit, ne jemi me vendosmëri në anën e Britanisë”, tha Merkel, raporton BBC.

Mbrëmë, një furgon i bardhë goditi këmbësorët në London Bridge, pastaj tre burra dolën dhe therën njerëzit në një lokal pranë Borough Market, kështu duke vrarë shtatë persona dhe plagosur rreth 50 të tjerë./21Media

Back to top button