Kaloni te përmbajtja kryesore

Behramaj: VV-ja nën drejtimin e Kurtit, po e shtyn qëllimisht Listën Serbe që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me qëllim po e nxit Listën Serbe që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me synimin për të krijuar precedent që forcon pozitën e këtij subjekti në formimin e institucioneve.

“Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese mund të krijojë precedent të rrezikshëm, se pa pjesëmarrjen e subjektit serb, i cili përfaqëson shumicën në komunitetin serb, nuk mund të krijohen institucionet e vendit,” ka shkruar Behrami në Facebook.

Sipas tij, kjo lëvizje është pjesë e një strategjie të VV-së për të paraqitur pjesëmarrjen e Listës Serbe në Kuvend si “detyrim kushtetues”, në një kohë kur Kurti nuk i ka numrat për të formuar Qeverinë. “Po përpiqet ta ‘paketojë’ si detyrim kushtetues dhe jo si marrëveshje politike,” shtoi ai.

Behrami paralajmëron se një vendim i tillë nga Kushtetuesja do të shtrëngonte edhe më tej hapësirën kushtetuese për përfaqësuesit serbë, duke lënë pasoja afatgjata për rendin institucional në vend.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button