Behrami i PDK-së: Ideja e Kurtit me u viktimizu është doktrinë serbe

Deputeti i PDK-së Artan Behrami në emisionin “Horizonti i Pasditës” në RTV21 foli rreth dyshimeve që ka ngritur  PDK lidhur me keqpërdorim të votave në Mitrovicën e Jugut, akuzoi LVV-në se po përdor viktimizimin njëjtë si Serbi.

“LVV sa herë është e mbështetur për muri e prek sustën e viktimizit në qe esencë është doktrinë e serbe dhe nuk është doktrinë shqiptare, pra ideja me viktimizu veten, ideja bë fushatë me viktimizim, fushatë me arkivole qysh bën Albin Kurti është doktrinë serbe nuk është doktrinë shqiptare, ata duhet të heqin dorë nga kjo sepse ne nuk po themi asgjë ne kemi fakte organet e drejtësisë janë aty, kjo është betejë për legjimitet të një procesi zgjedhor.”, tha ai./21Media

Back to top button