“Vet jam dëshmitar, i kam pa xhipat e zi”- qytetari thotë se ka vjedhje masovike të votës në Mitrovicë

Një qytetar i Mitrovicës pretendon se në ditën e balotazhit të 9 nëntorit ka pasë shumë parregullësi dhe vjedhje të votave duke thënë se i ka parë njerëzit e Albin Kurtit me xhipa të zi nëpër rrugët e qytetit.
“Ka patur parregullësi, vet jam dëshmitar I kam parë nëpër rrugët e Mitrovicës xhipat e zi. Nuk e kam pa Albinin bashkë me ta po njerëzit e tij po. Çka kanë bo, tek kanë bo nuk e di, nuk kam qenë prezent”, tha ai për RTV21 duke shtuar se ka pasur “vjedhje masovike të votave”.
Ai u shpreh se Kurti kësaj here nuk ka lënë metodë pa përdorë./21Media