Behrami: Thaçi ka bërë sakrifica për Kosovën, Kurti ka sjellë drama dhe pasiguri

(Lajm i përditësuar)


Behrami: Kurti është i pabesë

Artan Behrami nga PDK-ja në emisionin “Click” në RTV21  e quajti kryeministrin Kurti të pabesë.

“Është tregu i pa besë me amerikanët, nëse ai merikanët i ka prerë në besë, kush e garanton që nesër kur hyn me Albin Kurti që në tetor nuk të #qon në zgjedhje , që vjne një presion amerikan që prapë bën kriza “, tha Behrami.

Ai shtoi se as partitë tjera opozitare nuk i besojnë Kurtit.


Behrami thotë se qeverinë do ta formojë opozita

Artan Behrami nga PDK-ja në emisionin “Click” në RTV21  tha se beson që Qeverinë e Kosovës do ta bëjnë partitë e opozitës.

“Unë besoj se ato kanë me qenë racionalisht të majftueshme, për me pa se rrethanat gejopolitike që kanë ndryshu në botë e bëjnë të nevojshme krijimin e një qeverie, ballafaqimin sa më të shoejtë me sfidat gjeopolitike që nap resin, me sfidat e brendshme ku një kryeministër e ka për#a popullin e Kosovës.”, tha ai.

Behrami paranoi se ka takime mes partive.

“Krijimi i një qeverie është urgjente, shkuarja në zgjedhje PDK-së edhe mund t’I konvenojë por ne është koaa e fundit që mos  të kalkulojmë për partitë politike.


Behrami: PDK-në nuk e lidh kurgjo me LVV-në

Artan Behrami nga PDK-ja në emisionin “Click” në RTV21  foli edhe për formimin e qeverisë.

Kur u pyet a mund të ketë një koalcion PDK- LVV ai tha se këto parti nuk kanë pika përbashkuese.

“Neve nuk na lidhë kurgjo më një parti e cila është në konfrontim me SHBA-në, nën sanksione të BE-së, është e prishur me Serbinë, e cila nuk ka relacion normal me shtetet e rajonit, një qeveri e cila ka dallime të qarta ideologjike me PDK-në dhe e cila nuk ka program”, tha ai.


Behrami: Thaçi ka bërë sakrifica për Kosovën, Kurti ka sjellë drama dhe pasiguri

Artan Behrami nga PDK-ja në emisionin “Click” në RTV21  krahasoi ish presidentin Thaçi me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij Kurti është lider kamikaz që ka në mendje interesat partiake.

“Paramendoni Ibrahim Rugova në vitet e 90-ta se kam ndi tu u anku se ata para tij ia kanë lënë keq , e ka marrë prej një pozicion të dobët Kosovën e ka sjellë në një pozicion tjetër. Hashim Thaçin nuk e kam dëgjuar duke bërë panik …edhe në rrethana të jashtzakonshme të luftës ka dhënë shpresë për popullin e Kosovës. Kemi një lider që interesat personale i ka largu. As ‘ka mujt Thaçi  me refuzu me ba Gjykatën Speciale, por të gjitha i ka bërë këto e ka bërë një sakrificë për shtetin e Kosovës. E liderin që  kemi tani ( Kurtin) , kosova i ka dhënë gjithçka këtij njeriu ndërsa ky nuk I ka dhënë Kosovës deri sot kurgjo, i ka dhënë vetëm drama, që katër vjet flet për luftë, pasiguri ..”, tha Behrami.


Behrami: Vetëvendosje e ka marrë peng Kosovën

Artan Behrami nga PDK-ja në emisionin “Click” në RTV21 tha se Lëvzija Vetëvendosje është parti kamikaze. Sipas tij ky subjekt politik e ka marrë peng Kosovën.

“Me negociu me të është si me negociu me pengmarrës , dhe ai (Kurti) në fushatë ka synu polarizim, prandaj ai I ka qujatur hajvan, miza, prandaj është mundu me nda shoqërinë kombëtare- antikombëtare, në të mirë- në të keqe, shoqëri që është me Kurtin dhe me Serbinë.”,tha Behrami duke shtuar se Kurti në këtë fushatë elektorale ka dështuar që ta polarizojë shoqërinë për shkak të fushatës së opozitës.

“Albin vdes me pasë kundërshtarë të zëshëm të kalibrit të lartë, ne nuk duhet me imitu…” shtoi Behrami.


Behrami: Specialja tradhtoi mandatin  deputetëve të Kosovës, Kuvendi t’i kërkojë përgjegjësi

Artan Behrami nga PDK-ja  në emisionin “Click” në RTV21 tha se Gjykata Speciale e ka tradhëtuar mandatin që ia kanë dhënë deputetët  e Kosovës.

“Mendoj që është edhe logjike edhe në sensing politik edhe juridik me kërku përgjegjësi prej një gjykate. Qysh është e mundur një Gjykatë me dënu NAsim Haradinaj e Gucatin në emër të popullit e me ligjet e Kosovës, ndërsa me i raportu iraporton UNMIK-ut ku ka kështu, a munden deputetët e Republikës së Kosovës me kërku që ata me i raportu Kosovës”, tha ai.

“Dikur LVV dashti më kall Republikën e Kosovës për do turq që u dëbun nga Kosova, a mundet Paralmenti i Republikës së Kosovës me marrë njërin e ekspertëve më të pavarur në botë edhe me i thënë a janë shkel të drejtat e njeriut gjatë këtij procesi”, tha ndër tjerash Behrami.


“E pafalshme”, Behrami: Pushteti i Kosovës i ka braktisur krerët e UÇK-së në Hagë

Artan Behrami nga PDK-ja  në emisionin “Click” në RTV21 ka kritikuar pushtetin e Kosovës, pasi që sipas tij nuk janë përkujdesur për ish krerët e UÇK-së që ndodhën në Hagë.

“Shteti i Kosovës është shteti i vetëm që nuk është përkudjesur për njerëzit që ka në Hagë , Serbia e ka trajtu Millosheviqin si VIP , krejt fondet ia ka leju, i ka shfrytëzu krejt resurset shtetërore për me mbrojt një kriminel që ka bë gjenocid në Ballkan. Ndërsa krerët e UÇK-së që me drejtë janë heronjtë e Kosovës, pavarësisë , lirisë, çlirimit të Kosovës, sot trajtohen sikur ata ishin dënu, do të thotë presidentja, kryeministri thonë nuk ndërhyjmë në drejtësi kur bëhet fjalë për Gjykatën Speciale , ndërsa kur bëhet fjalë për gjykatës brenda për gjyqësinë e Kosovës…i ndalin fondet ndaj mbrotjes, mënyrën qysh është sjell ministrja Gërvalla me krerët e UÇK-së është e pafalshme , këtë nuk na fale historia ata janë të braktiskur.”, u shpreh Behrami.


Behrami: Tribunali i Hagës ka qenë akademi në krahasim me Gjykatën Speciale

Artan Behrami nga PDK-ja  në emisionin “Click” në RTV21 krahasoi Gjykatën Speciale me Tribunalin e Hagës.

Ai tha se Tribunali i Hagës ka qenë akademi në krahasim me Gjykatën Speciale.

“Kjo çka ka bërë Gjykata Speciale është e paprecedentë dhe e paparë, ata kanë shkelë çdo zotim , ata kanë shkelë vullnetin e deputetëve të Kosovës , ata e kanë shkelë edhe mbi intencat e Republikës së Kosovës të cilët kanë besu në drejtësi”, tha ai.


“Vendim politik”, Behrami: Gjykata mendoi se Thaçi mund të ndikonte në procesin zgjedhor

Artan Behrami nga PDK-ja  në emisionin “Click” në RTV21 tha se ish presidentit Thaçi Gjykata Speciale nuk ia lejojë ta vizitojë babanë e sëmurë për shkaqe politike dhe procesit zgjedhor.

“Gjykata Speciale nuk ka reflektu mbi bazën humanitare mbi dokumentet që janë ofru se babai  i tij pernime është i sëmurë, por kanë vepru mbi inercionin politik duke thënë ose duke mendu që këtu është një fushatë edhe ardhja e tij mund të ndikojë në ndonjë rezultat zgjedhor”, tha Behrami.

Sipas tij nuk ka argument tjetër përveç kësaj.


Behrami: Haga ka qenë epiqendër e vendosjes së drejtësisë, tash është shndërru në atë padrejtësisë

Artan Behrami nga PDK-ja duke komentuar vizitën e ish presidentit Hashim Thaçi në Kosovë tha se ajo çka po ndodh me procesin ndaj Thaçit  në Hagë  është e  paprecedentë.

“Haga dikur ka qenë epiqendër e vendosjes së drejtësisë, tash është shndërru në epiqendër të padrejtësisë me një gjykatë totalisht politike që shkel të drejtat themelore të të burgosurit e të njeriut. Njëra nga të drejtat themelore është vizitat humanitare të cilat parashihen me ligj. “, tha Behrami në emisionin “Click” në RTV21.

Ai shtoi se refuzimet që Gjykata Sepciale deri më tani i ka bërë kërkesës së mbrojtjes së Thaçit që ky I fundit ta vizitojë babanë e tij të sëmurë kanë qenë arsye politike./21Media

Back to top button