Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova fiton ndaj Ukrainës, shton gjasat për kualifikim në Euro 2026

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2026”.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova mposhti Ukrainën me rezultat 31:30.

Për Kosovën, kjo është fitorja e parë në kualifikimeve në tri ndeshje të luajtura pasi më herët ka pësuar nga Ishujt Faroe dhe Holanda.

Kjo fitore, shton gjasat e Kosovës për kualifikim në Evropian, që do të ishte sukses historik.

Kosova të dielën do të luajë sërish ndaj Ukrainës, në Klaipeda të Lituanisë

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button