Behrami: PDK nuk ka votë për qeverinë Konjufca

(Lajm i përditësuar)
Behrami: PDK nuk ka votë për qeverinë Konjufca
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në ”Click” të RTV21 ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me kandidaturën e Glauk Konjufcës për kryeministër.
Ai tha se PDK-ja nuk do ta mbështesë Konjufcën dhe se partia është e vendosur që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të reja.
“Jo, qëndrimi i PDK-së është i qartë: sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje”, tha Behrami.
Behrami për Albin Kurtin: Nuk dinë të qeverisë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 tha se qytetarët e Kosovës e kanë parë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk dinë të qeverisë.
Teksa shtoi se Kurti është abuzuesi më i madh në historinë e Kosovës që ka të bëjë me besimin e qytetarëve.
“Qytetarët e kanë parë që Albin Kurti nuk dinë me qeverisë. Albin Kurti ka marrë besimin më të madh të qytetarëve në historinë e Kosovës dhe ky është abuzuesi më i madh në historinë e Kosovës të këtij besimi të cilën e ka shndërruar në stangnim, prandaj këto shantazhe që i ka bërë ne zgjedhjet lokale, duke e bërë një hartë ndarëse idelogjike”, theksoi ai. /RTV21/21Media
Behrami: Kurti po mban pistoleten mbi kokën e Kosovës
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e përshkruar atë si një figurë që ushtron presion të madh mbi vendin. Ai përdor një metaforë të fuqishme për të ilustruar atë që e quan rrezik për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Kurti nuk ka problem të quajë vendin në ‘luftë civile’ figurativisht. Ky është duke mbajtur ‘pistoleten mbi kokën e Kosovës’ dhe po flet me ne.”, tha Behrami.
Behrami: Kurti i ka aktivizuar mekanizmat e hajnisë në tri ndërrime
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas humbjes së mbështetjes së popullit ka aktivizuar mekanizmin e hajnisë në tri ndërrime.
Ai shtoi se Albin Kurti udhëhiqet nga një doktrinë politike, e cila sipas tij është e inportuar nga shtetet fqinje që ka të bëjë me viktimizimin.
“Albin Kurti udhëhiqet prej një doktrine politike e cila është doktrinë politike e inportuar nga shtetet fqinje, nuk është doktrinë shqiptare me u viktimizu. Nuk është doktrinë shqiptare mos me pranu humbjen, me bë fushatë me arkivole dhe me njerëz të vdekur, kjo është doktrinë serbe edhe i ka dhezë kur i ka dhezë më nuk i dhezë. Për shkak që nuk po i dhezë ka aktivizu këtë mekanizmin e hajnisë me tri ndërrime, paradite, masdite dhe në mbrëmje për me i manipuluar zgjedhjet sepse e ka humbur mbështetjen e popullit”, deklaroi Behrami./RTV21/21Media
“Kurti nuk e dëshiron Mitrovicën…”, Behrami: Është munduar të bëjë një eksperiment
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e dëshiron qytetin e Mitrovicës për shtimin e shkollave, rregullimin e infrastrukturës dhe transformimin e këtij qyteti.
“Zoti Kurti nuk e dëshiron Mitrovicën për me i shtuar shkollat, çerdhet, e me rregullu infrastrukturën, me transformu qytetin e Mitrovicës. Ai e ka gjetë një qytet me qytetarë të cilët edhe më tutje nuk e festojnë festën e shlirimit, me qytetarë që kanë vuajtë, me qytetarë që nuk ka përfunduar lufta, të cilët kanë halle, sfida, probleme, ai pikërisht aty mundohet shkon dhe mundohet që ata t’i manipulojë”, tha ai.
Behrami tha se Albin Kurti në Mitrovicë është munduar ta bëjë një eksperiment, e cila sipas tij është shumë i rrezikshëm.
“Zoti Kurti është munduar në Mitrovicë ta bëjë një eksperiment që për mua është shumë i rrezikshëm, popullizmin me zbritë në nivel lokal. Ku shkollat nuk janë të rëndësishme por kur Radojçiqi është i rëndësishëm”, deklaroi deputeti i PDK-së. /RTV21/21Media
Behrami: Kurti do të rrallojë vizitat në Mitrovicë, e përdori si trampolinë për pushtet
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në ”Click” të RTV21 ka paralajmëruar për pasojat që sipas tij mund të sjellë humbja e kandidatit Arian Tahiri në Mitrovicë. Ai akuzon kryeministrin në detyrë Albin Kurti për manipulim të vazhdueshëm në qytet dhe për përdorimin e Mitrovicës si “trampolinë” për të fituar zgjedhje të tjera.
“Humbja potenciale e Arian Tahirit është humbja më e madhe për Mitrovicën jo anasjelltas. Mitrovicasit për katër vitet e ardhshme nuk do t’i preket dora e pushtetit; do të ketë drama, do të ketë tensione dhe alarme. Këto vizita të Albinit në Mitrovicë do të rrallohen, sepse çdo orë ai po vjen këtu. Kemi një skemë të manipulimit të qytetarëve të Mitrovicës për të forcuar një zgjidhje të përkohshme, e cila i shërben Albin Kurtit si trampolinë për të fituar zgjedhje nacionale.”, tha Behrami.
Behrami: Në Mitrovicë janë ndërruar krejt policët dhe janë sjellë të panjohur nga Prishtina
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka ngritur akuza të forta për manipulime në procesin zgjedhor Mitrovicë, duke pretenduar se ndërrimet e policëve dhe sjellja e njerëzve të panjohur po ndikojnë në procesin zgjedhor.
Sipas tij, këto veprime duhet të hetohen menjëherë, pasi sipas tij ndikimi mund të jetë masiv.
“Duhet të hetohen të gjitha. Në Mitrovicë janë ndërruar krejt policët që i njohin njerëzit potencial, janë ndërruar dhe kanë ardhur nga Prishtina. Ata kanë sjellë njerëz që nuk i njohim. Këto ndërrime janë bërë me vendim të Xhelal Sveçlës”, tha Behrami.
Behrami për “trenin bullgar” në Mitrovicë: Është udhëhequr nga Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në “Click” të RTV21 për dyshimin për “trenin bullgar” në qytetin e Mitrovicës Jugore tha se ky rast është udhëhequr nga Albin Kurti.
Teksa citoi një deklarim të Kurtit të cilën ai e ka bërë të dielën pas ushtrimit të drejtës për votim në zgjedhjet lokale.
“Është ndër skandalet më të madhe, sepse në të kaluarën ka pasur ‘tren bullgar’, por kanë qenë të inicuara ndoshta nga grupet kriminale, nga individë. Këtu është ingjinierim shtetërorë i cili është udhëhequr nga Albin Kurti i cili tha se ‘unë me tri ndërrime kam funksionu’ “, tha ai. /RTV21/21Media
Behrami: Reagimi i Kurtit pas zgjedhjeve, tentim për me mshef hajninë në Mitrovicë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka ”akuzuar” kryeministrin në detyrë Albin Kurti për përfshirje në manipulime zgjedhore në Mitrovicë.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një apo disa fletë votimi, por për “manipulim të plotë në të gjitha klasat”, me pasoja që mund të tejkalojnë 10 mijë vota.
Ai shtoi se reagimet e Kurtit pas “exit polleve” kanë qenë vetëm për të “fshehur hajninë që po ndodh këtu”.
“Jemi 100% të bindur se faktet po flasin. Nuk bëhet fjalë për një fletë votimi, nuk bëhet fjalë për manipulim të një kutie — këtu bëhet fjalë për manipulim në të gjitha klasat, dhe pasojat e tyre mund të jenë mbi 10 mijë vota. Edhe reagimi i Kurtit pas exit-polleve ka qenë reagim për me mshef hajninë këtu”, tha Behrami.
Behrami: Procesi i numërimit të votave në klasa është proces i shpejt
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në “Click” të RTV21 tha se gjatë procesit të votimit komisionerët dhe vëshguesit e PDK-së nuk kanë vërejtur parregullësi.
Ai cilëson se procesi i numërimit në klasa është proces i shpejt.
“Ka një spjegim të thjesht, sepse unë thash që gjatë procesit të votimit, komisionerët, vëzhguesit tanë nuk kanë vërejtur asgjë. Gjatë procesit të numërimit në klasa është proces tepër i shpejt”, deklaroi ai. /RTV21/21Media
Behrami: Albin Kurti, gati ta ndërrojë emrin në Albin Peci
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Click” në RTV21, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Mitrovicë. Sipas Behramit, skandali që po ndodh me rinumërimin e votave është më i madhi deri tani, ndërsa ai shtoi me ironi se Kurti, nga frika e humbjes, “së shpejti mund të detyrohet të ndryshojë emrin në Albin Peci”.
“Kanë dalë elektorati me votu dhe shumica kanë votuar për Arian Tahirin, por procesi që kemi hasur këto ditë është skandali më i madh. E gjithë kjo është udhëhequr nga Albin Kurti, i cili tha ‘unë kam funksionuar me tri ndërrime’. Ai në Mitrovicë ka ardhur duke u munduar të hyj edhe në mendjen e Faton Pecit, është frikësuar se një ditë do të duhet të shkojë te oficari për ta ndërruar emrin e ta bëjë Albin Peci.”, tha Behrami.
Numërimi i votave në Mitrovicë, Behrami: Ka mbidozë të fakteve
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në “Click” të RTV21 për ankesën e PDK-së për parregullësitë e raportuara në Mitrovicën e Jugut për rezultatet, tha se lidhur me këtë çështje ka mbidozë të fakteve.
Ai tha se çdo kuti e votimit nga komisionerët e partisë së tij janë parë ndryshime të rrjedhjes së votimit.
”Besoj që ka mbidozë të fakteve të cilat besoj që janë shfaqur deri më tani, po presim tash edhe në ditët e ardhshme, sepse në qdo kuti që është hapur nga komisionerët tanë është parë që aty ka ndodhur një proces i ndryshimit të rrjedhjes së votimit”, tha ai. /RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?