Bekim Haxhiu rezulton pozitiv me Covid-19

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në një postim në Facebook ai ka bërë të ditur se është në izolim, mirëpo ka simptoma të lehta.[

”Pas dy testimeve të bëra në 24 orët e fundit rezultova pozitiv me COVID-19. Në këto dy vite të pandemisë për herë të parë kam rezultuar pozitiv. Duke qenë i vaksinuar me dy dozat e vaksinave, simptomat janë të lehta. Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së në ditët në vijim do të jem në izolim, derisa të rezultoj negativ”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Pozitiv me Covid-19 sot ka rezultuar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri./21Media
Back to top button