Bekim Jashari hedhë akuza për blerje votash në Skënderaj

 
Kandidati i pavarur për Skënderaj, Bekim Jashari, ka reaguar për rezultatin e deritashëm të votave për Skënderaj.
Jashari ka thënë se gjatë ditës kanë raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.
Ai ka thënë se nga vëzhguesit e tyre në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila, sipas Jasharit, dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.
“Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha. Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit. Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”. Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë”, ka thënë Jashari.
Jashari ka thënë se me blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja Drenicës.
“Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën. Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj. Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Kandidati i PDK-së Fadil Nura, sipas rezultateve të deritashme ka 56,77  për qind të votave nga 59,95 për qind të numërimeve. Ndërsa Bekim Jashari ka 39,98 për qind të votave./21Media
 

Back to top button