Numërohen 82.77% të votave në Prishtinë, ky është rezultati

Votat në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë të numërohen e sipas rezultateve të KQZ-së deri më tani 82.77% e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Prishtina duket se do të shkojë në balotazh, e në raundin e dytë pritet të garojnë Vitia me Ramën.
Arben Vitia, kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës i prinë listes me 42.44% apo 29.117 vota.
Pas Vitisë, i dyti listohet Përparim Rama nga LDK, me 29.21% apo 20.043 vota.
Uran Ismajli renditet i treti me 21.66% apo 14.857 vota
Daut Haradinaj me 4.51% apo 3.092 vota
Gëzim Mehmeti 1.88% apo 1.292
Avni Çakmaku 0.18% apo 125 vota
Florim Isufi 0.12% apo 80 vota

Sot, (17 tetor) u mbajtën zgjedhjet lokale, ku rreth 43% e qytetarëve të Republikës së Kosovës shfrytëzuan të drejtën e votës./21Media

Back to top button