Bekim Jashari reagon pasi studentët e huaj u penguan të shkojnë në Prekaz

Familja Jashari ka reaguar pas pengimit të një autobusi me studentë ndërkombëtar të cilët ia kishin mësyrë për ta vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Bekim Jashari në emër të familjes, ka thënë se aksioni i sotëm pos që është në kundërshtim me traditën shqiptare në raport me mysafirin, bie ndesh edhe me qëndrimet e tyre si familje.

Sipas tij, memoriali i përket sakrificës dhe rezistencës për liri dhe si i tillë është vend i duhur për çdokënd që dëshiron të dijë vlerën e lirisë, duke përfshirë edhe ata që tani distancohen dhe njohin gjenocidin serb në Kosovë.
“Në anën tjetër i kuptoj edhe reagimet e ‘Shqiponjave të Zeza; që të ndikuar nga lajme me tituj nxitës dhe nga emocionet realizuan një aksion jo të menduar aq mirë por gjithsesi pa ndonjë qëllim të keq, andaj edhe duhet mirëkuptuar. Uroj që raste të tilla që prishin imazhin e shtetit dhe shoqërisë sonë të mos përsëriten”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook./21Media
Back to top button