Bekim Jashari zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

 
Kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari  ka vendosur t’i hyjë garës edhe për një mandat tjetër si kryetar i kësaj komune.
Jashari në një postim në Facebook ka dhënë detaje për projektet dhe angazhimin e tij gjatë qeverisjes komunale, derisa duke thënë se nën betimin për të vazhduar qeverisjen transparente dhe me duar të pastra, për të vazhduar me projekte të tilla edhe më madhore, për të arritur zhvillim ekonomik, mirëqenie, punësim të të rinjve, infrastrukturë moderne, furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, trajtim të ujërave të zeza, mbrojtje të mjedisit e planifikim të duhur hapësinor, ka vendosur që të kërkojë nga qytetarët edhe një mandat qeverisës si kryetar i Skenderajt, me vendosmërinë më të madhe për t’iu shërbyer edhe për 4 vitet e ardhshme.
“Ditët në vijim do të takohemi në ceremoninë zyrtare në të cilën do të shpalosim vizionin tonë për Skenderajn në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar ai ndër tjera në Facebook.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./21Media

Back to top button