Bekim Mushkolaj, kryetari i ri i Historianëve të Deçanit

Bekim Mushkolaj është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes së Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri në Deçan

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se sot me 30 prill 2017, i ka zhvilluar punimet Kuvendi i V-të Zgjedhor, ku pas diskutimeve të punës dhe aktivitetit të shoqatës, dhe pas nisjes se proceduarve për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese, nga delegatët e pranishëm në kuvend, me unanimitet të plotë, Bekim Mushkolaj, është zgjedhur kryetar i ri i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan për mandatin 30 prill 2017 – 30 prill 2019.

“Po nga ky kuvend, u zgjodh edhe kryesia në këtë përbërje : Zeqë Malaj e Betim Qorraj nënkryetar, Ismet Haskaj sekretar, Ilir Batusha arkëtar, Afrim Balaj, Ismet Lokaj, Rexhep Zeqiraj, Tafë Çekaj, Shpejtim Tahiraj, Lirim Kameraj, Rexhep Zeqiraj dhe Bashkim Osdautaj anëtar të kryesisë”, thuhet në njoftimin e LHK ‘Ali Hadri’.

Kuvendi i V-të Zgjedhor, i ka zhvilluar punimet pas dorëheqjes se Selim Lokajt, nga detyra e kryetarit të degës se Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan.

Kështu, sot Shkodran Imeraj në cilësinë në kryetarit të detyrë i dorëzoi detyrën e kryetarit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan Bekim Mushkolajt.

Back to top button