Belgjika fiton ndaj Kanadës

21: 57 ( Lajm i përditësuar)
Belgjika e ka nisur në mënyrën e duhur Kampionatin Botëror të futbollit duke triumfuar ndaj Kanadës me rezultat 1-0.
Në fakt, kanadezët u treguan skuadër mjaftë e fortë gjatë gjithë ndeshjes. Madje, ata kishin rastin që të kalonin në epërsi ndaj belgëve pas vetëm 11’ minutave lojë në “Ahmad bin Ali Stadium”, por penalltinë e Davies e priti portieri Thibaut Courtois.
Kur po mendohej se skuadrat do të shkonin në pushim me barazim 0-0, Michy Batchuyi u tregua i rrezikshëm brenda zonës duke shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Belgjikës në minutën e 44’.
Pjesa e dytë ofroi lojë mjaftë të luftuar nga të dy skuadrat, por gola të tjerë nuk u shënuan dhe kështu pikët e plota i takuan Belgjikës.
20: 03 Belgjikë-Kanadë, nis ndeshja në “Ahmad bin Ali stadium”
Brezit të artë” të Belgjikës po i mbaron shpejt koha për të kërkuar lavdinë ndërkombëtare së bashku, kështu që ata do të shpresojnë që humbja miqësore e së premtes 2-1 ndaj Egjiptit të mos jetë një shenjë e gjërave që do të vijnë.
Pas përfundimit si të tretët në Kupën e Botës të vitit 2018, Belgjika do të kërkojë ta nis me këmbë të mbarë këtë kampionat dhe do të ballafaqohet me Kanadën.
Ndeshja është e vlefshme për grupin F dhe do të startojë nga ora 20:00, ndërsa skuadra kanë zbritur në fushë me këto përbërje zyratre:
Belgjika: Courtois, Dendocker, Aalderëeire, Vertonghen, Castagna, De Bruyne, Ëitsel, Carrasco, Tielemans, Batshuayi, Hazard
Kanada: Borjan, Johnston, Vitoria, Miller, Hollett, Hutchinson, Eustaquio, Laryea, Buchansan, David, Davies

Back to top button