​Belgjika pritet të hap ambasadë në Kosovë

Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës, ka bërë të ditur ambasadori kosovar në kryeqendrën evropiane, Agron Bajrami.

Një hap i tillë, sipas Bajramit, do të thellojë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Belgjikës.

“Lajm i mrekullueshëm. Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Falemnderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

Back to top button