Formacionet zyrtare të Interit dhe Milanit

Në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 sonte do të zhvillohet ballafaqimi vendimtar ndërmjet Interit dhe Milanit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Dy rivalët lokal të qytetit të modës po kërkojnë kualifikimin në finalen e madhe të kësaj gare që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.

Skuadra e Simone Inzaghit hyn në ndeshjen e sotme me epërsinë e dy golave, epërsi nga ndeshje e parë e fituar falë Edin Dzekos dhe Henrik Mkhitaryan.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Carboni, Dalbert, Skirniar dhe Zanotti, kurse te Milani mungojnë Bennacer dhe Ibrahimovic.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Dzeko.

Milan (4-2-3-1): Maingan; Hernandez, Tomori, Thiaw, Calabria; Krunic, Tonali, Diaz; Leao, Giroud, Messias.

Back to top button