Belgjika shkatërroi Poloninë

Pas humbjes nga Holanda, Belgjika sonte regjistroi një fitore të thellë në Ligën e Kombeve, me ç’rast e mposhti Poloninë me rezultat të thellë 6-1.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A dhe skuadra e Martinez pati paraqitje të shkëlqyeshme ndaj polakëve.
Në fakt, ishte Polonia që kaloi në avantazh me golin e Robert Lewandowskit, por më pas erdhi shpërthimi i belgëve dhe shënoi gjashtë gola dhe realizues ishin Trossard me dy gola, pastaj Witsel, De Bruyne, Dendocker dhe Openda.
Në ndeshjen tjetër të po të njëjtit grup, Holanda triumfoi ndaj Uellsit me rezultat 2-1. Për Holandën realizuan Koopmeiners dhe Indi, kurse për uellsianët golin e vetëm e realizoi Davies.
Kt grup kryesohet nga Holanda me gjashtë pikë, e ndjekur nga Belgjika me tre pikë, pastaj vjen Polonia me tre pikë dhe e fundi është Uellsi me zero pikë.

Back to top button