Belgjikë- Itali, formacionet zyrtare
Me fillim nga ora 21:00 Belgjika do të zhvillojë ndeshje kundër Italisë, derbi ky që vlen për fazën çerekfinale të Euro 2020.
Të dy kombëtaret do të zbarkojnë në stadiumin “Allianz Arena” të Munihut, me synimin e vetëm për të siguruar biletën drejt gjysmëfinales së këtij Kampionati Evropian.
Belgjika dhe Italia do të jenë me mungesa në ndeshjen e sotme, ku tek italianët do të mungoj vetëm Alessandro Florenzi, kurse tek belgët nuk do të paraqiten Castagne, Chadli dhe Simon Mignolet.
Tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do të fillojnë këtë derbi, dhe ato i gjeni më poshtë.
Belgjika (3-4-1-2): Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier, Witsel, Tielemans, Hazard; De Bruyne; Doku, Lukaku.
Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verrati; Chiesa, Immobile, Insigne.
21:00 Belgjika – Italia (Stadiumi Allianz Arena-Munih).