​Nuk mjaftojnë 120 minuta, Zvicër-Spanjë vendosin penalltitë

 
Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e vazhdimeve në ndeshjen mes Zvicrës dhe Spanjës, ku rezultati nuk ka ndryshuar.
Brenda 120’ minutave lojë, zviceranët kanë shënuar dy gola, respektivisht një autogol dhe një gol, ku në minutën e 8’ Denis Zakaria shënon në portën e tij për ta kaluar Spanjën në epërsi, kurse golin e barazimit e shënoi kosovari Xherdan Shaqiri në minutën e 68’.
Tani, penalltitë do të jenë vendimtare në ndeshjen e sotme për ta përcaktuar gjysmëfinalistin e parë të Euro 2020.
Rezultati përfundimtar pas 120’ minutave lojë është i barabartë 1:1, dhe pas pak pritet edhe ekzekutimi i penalltive.

Back to top button