Bella Hadid detajon betejën e saj ‘torturuese’ të shëndetit mendor

Jo rrallë herë ndodhë që personazhet më të njohura të televizionit të kenë probleme me shëndetin mendor.
Modelja e njohur, Bella Hadid ka thënë se një nga arsyet pse nuk ka punuar me një stilist personal, është për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Për WSJ Magazine, 25 vjeçarja tha se ishte “në një vend të çuditshëm mendërisht, sa që kishte problem të dilte nga shtëpia, të vendoste për një veshje”, veçanërisht foli për ankthin nga fotografët, transmeton rtv21.tv
“Në vitin e fundit, ishte shumë e rëndësishme për mua të mësoja se edhe nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen apo jo, nuk ka rëndësi, sepse është stili im,” vazhdoi ajo. “Kur dal nga shtëpia në mëngjes, ajo që mendoj është: A më bën kjo të lumtur? A ndihem mirë në këtë dhe a ndihem rehat?”, shtoi tutje Bella.
Bella vitin e kaluar foli në Instagram për shëndetin mendor, ku ka thënë se ka vuajtur për kohë të gjatë nga depresioni dhe ankthi ekstrem, edhe kur ishte adoleshente dhe tash që është e rrritur./21Media

Back to top button