Bella Hadid flet për herë të parë për ndërhyrjet kirurgjike

Supermodelja Bella Hadid ka folur për herë të parë për ndërhyrjet kirurgjike që ka pasur.
Hadid kohë më parë kishte mohuar të ketë pasur ndonjë ndërhyrje, por që ka qenë cak i lajmeve kur bëhej fjalë për operacione plastike.
Bella ka thënë se është penduar që ka bërë hundën operacion në moshën 14 vjeçare.
“Do të doja ta kisha mbajtur hundën që e kisha”, ka thënë Bella.
Pasi që 25 vjeçarja ndjeki hapat e motrës së saj, Gigi Hadid dhe nënshkroi për agjencinë e modelimit IMG Models në vitin 2014 dhe që nga atëherë ka mohuar çdo operacion plastik.
“Njerëzit mendojnë që kam bërë gjithë fytyrën. Por, jam e sigurt që nuk dukeni njëjtë si në moshën 13 vjeçe si tani. Asnjëherë më parë nuk kam përdorur operacione tjera plastike”, ka thënë Bella./21Media

Back to top button