Bellingham është lojtari më i shtrenjtë në botë
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2025/01/b9a65c20-2c2e-11ef-bb15-afcdc882be94.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
CIES, Observatori i Futbollit, ka publikuar listën me lojtarët më të vlefshëm në botë.
Në krye ndodhet Jude Bellingham, me mesfushorin e Real Madrid që vlerësohet me 251,4 milionë euro.
Në vendin e dytë, si lojtari me i çmuar në botë për momentin, ndodhet Erling Haaland. Sulmuesi i Man.City vlerësohet me 221,5 milionë euro. Në podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë ndodhet Vinicius jr, me brazilianin i cili ka të njëjtën çmim sa dhe Erling Haaland.
Ndëesa vendin e katërt gjejmë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Sipas CIES, sulmuesi spanjoll vlerësohet me 180,3 milionë euro. Dikur ishte në majë, por tani Kylian Mbappe ka zbritur disa shkallë duke u renditur në vendin e 5-të.
Sulmuesi francez vlerësohet nga CIES me 175,2 milionë euro. Dhjetë vendet e para plotësohet nga Saka i Arsenal, i ndjekur nga Wirtz, Cole Palmer, Phil Foden dhe Rodrygo.