Bellingham zbulon pse zgjodhi Realin dhe jo Liverpoolin

Sigurisht njëra nga sagat më të përfolura të merkatos verore pritej të ishte Jude Bellingham, ku vazhdimisht thuhej se Real Madridi dhe Liverpooli po luftojnë kokë më kokë për transferimin e yllit anglez.

Por, Liverpooli vendosi që të largohej nga gara me arsyen se mjetet financiare mungojnë dhe klubi nuk mund ta përballojë transferimin e tij.

Kjo gjë i hapi rrugën Realit, i cili tanimë e ka bërë zyrtare nënshkrimin me Bellingham.

Tani, Bellingham ka zbuluar arsyen se çfarë e shtyu t’i bashkohej Realit, para Liverpoolit.

“Kjo nuk kishte të bëjë kurrë me paranë, unë vetëm vendosa t’i bashkohem klubit më të madh në botë: Real Madridit. Të gjithë shokët e mi në Kombëtaren e Anglisë dëshironin që unë të rikthehesha në Premier Ligë, do të ishte një vendim i lehtë dhe në zonën e komfortit tim, por ju nuk mund ta refuzoi të madhin Real Madrid”, tha Bellingham.

“Unë kam vendosur në momentin kur Real Madridi erdhi në shtëpinë time për tu takuar me ne. Ishte gjë e madhe sepse ata ishin tejet të mirë me familjen time, nuk u munduan t’i manipulojnë. Paraja nuk ishte kurrë një faktor. Babai im më tregoi për interesimin e Realit vitin e kaluar, 12/15 muaj më parë, dhe më besoni, u emocionova tej mase dhe zemra mu ndal për pak.

Isha në finalen mes Madridit dhe Liverpoolit, ishte një faktor i madh në vendimin tim për t’iu bashkuar Realit”, shtoi më tej Bellingham.

Reali mbylli marrëveshjen me Dortmundin për Bellingham për një shifër prej 103 milionë eurosh, ndërsa 30 milionë euro të tjera do të jenë në formë të bonuseve.

Back to top button