Ben Affleck dhe Jennifer Lopez edhe një herë i thanë “Po” njëri-tjetrit

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez i thanë “Po” njëri-tjetrit të shtunën mbrëma.
E shtuna ishte e dyta nga një festë martese tre-ditore që përfshinte të premten deri të dielën, me familjen, miqtë dhe të famshëm të tjerë.
Kjo është ceremonia e dytë martesore e çiftit.
Çifti u martuan zyrtarisht në Las Vegas, Nevada muajin e kaluar.
Lopez kishte veshur një fustan Ralph Lauren të prodhuar në Itali për ceremoninë e martesës.
Ndërkohë që, nëna e Affleck u dërgua me urgjencë në spital, pak orë para se të fillonte ceremonia.
Rreth orës 22:00 të së shtunës, nisi të binte shi i madh. Mysafirët do të përfundojnë festën duke bërë grill të dielën./21Media

Back to top button