Kaloni te përmbajtja kryesore

Benitez rikthehet në Premierligë

 
Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafel Benitez, ka nënshkruar edhe zyrtarisht me rivalin e tyre të qytetit Evertonin.
Lajmi është konfirmuar sot nga faqja zyrtare e klubit anglez.
“Klubi i Futbollit Evertoni mund të konfirmojë emërimin e Rafael Benitez si trajner i ri i Klubit. Spanjolli bashkohet me klubin anglez për një marrëveshje tre-vjeçare dhe do të fillojë punën me skuadrën për trajnim para-sezonal nga 5 korriku”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Evertoni.
Benitez ka një histori jashtëzakonisht mbresëlënëse me klubet që ai ka menaxhuar gjatë gjithë karrierës së tij, duke siguruar shtatë trofe të mëdhenj duke përfshirë titujt e La Ligas, Coppa Italia, FA Cup, Europa League dhe Champions League gjatë periudhave menaxheriale në Spanjë, Angli dhe Itali.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button