Bennito thotë se vetëm Soni ishte e duhura për “Pak si…”

Në art ai ka kohë që njihet pasi ishte një nga protagonistët kryesor të grupit të kërcimit “Future Step” por, sot po pëlqehet edhe si këngëtar.
Bennito, emri i vërtetë i të cilit është Berat personazhi që falë bashkëpunimit të tij me këngëtaren Soni Malaj, në këngën “Pak si…” e cila po dëgjohet mjaft shumë.
Ai ka qenë i ftuar në Radio 21 në programin “Me 21- In”, ku tregoi se ka qenë ai që e ka ftuar Sonin në këtë bashkëpunim, pasi me artisten njiheshin shumë vjet më parë, kur ai me grupin e tij kërcente në koncertet e Sonit.
I njëjti shtoi se është falënderues ndaj Sonit dhe ndjehet shumë mirë që kënga “Pak si..” po pëlqehet.

“Pak Si..” ka prekur mbi 171 mijë klikime në kanalin zyrtar në Youtube, e Bennito për Rtv21 tha se ka pasur shumë oferta për blerjen e klikimeve por, sipas tij ajo gjë është mashtrim i vetvetes dhe është mjaft i kënaqur me rrjedhshmërinë e këngës.
I pyetur se cili emër do ishte tjetër nëse jo Soni Malaj?
“Nëse jo Soni, për këtë projekt Soni dhe vetëm Soni dhe e bëmë atë që donim dhe doli mirë”, tha Bennito.
Djaloshi i cili ka 10 vjet që jeton në Zvicër tregoi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim tjetër me një artiste shumë të njohur e që ka shumë vjet në muzikë, emrin së cilës nuk e tregoi pasi siç tha ai, po pret momentin e duhur për ta bërë këtë, madje pas disa ditëve do të jetë në Kosovë e Shqipëri për ta finalizuar këtë projekt të ri.
Përveç që ka nisur një karrierë në muzikë, ai tha se gjithmonë do të jetë i lidhur me kërcimin, madje në Zvicër mëson të rinjët dhe i përgatit ata për kompeticione vallëzimi./21Media
 

Back to top button