Mensut Ademi premton ndërtimin e dy fabrikave në Vushtrri

Sonte në RTV21, Mensut Ademi nga AAK-ja shpalosi programin qeverisës.
Ademi premtoi se nëse e fiton garën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit për kryetar të Vushtrrisë do të hap vende të reja pune duke hapur fabrika një për përpunim të çokollatës dhe një për montimin e pajisjeve teknike dhe teknologjike për tregun evropian.

Në Vushtrri janë 71 mijë e 684 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Vushtrrisë janë shtatë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Mensut Ademi, Jeton Salihu është kandidat i pavarur, Kosova Demokratik Türk Partisi përfaqësohet nga Ergin Sunguri, nga Lëvizja Vetëvendosje është Arsim Rexhepi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është Xhafer Tahiri, nga NISMA Socilademokrate Albert Maxhuni dhe nga Partia Demokratike e Kosovës është Ferit Idrizi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./21Media

Back to top button