Benzema: Kurrë nuk ndalova së punuari

Karim Benzema ka thënë fjalët e para pas u shpall fitues i Topit të Artë 2022 nga France Football.
Ai është shprehur shumë i lumtur dhe ka thënë se për të arritur deri këtu asnjëherë nuk është ndalur duke punuar.
“Kishte një periudhë të vështirë ku nuk isha në skuadrën franceze, por kurrë nuk pushova së punuari shumë dhe nuk hoqa dorë. Me të vërtetë ndihem krenar për udhëtimin tim këtu. Nuk ishte e lehtë ishte e vështirë. Të jem këtu sot për herë të parë, jam i lumtur, i kënaqur për punën time dhe dua të vazhdoj”, tha Benzema.
Ai më pas falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan për të arritur deri në këtë pikë.
“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi në Real Madrid dhe Francë dhe trajnerin tim dhe presidentin e Real Madridit që është këtu këtë mbrëmje dhe gjithashtu mbështetjen e Jean-Michel Aulas [presidenti i Lyonit]. Ka shumë njerëz për të falënderuar. Është një çmim individual, por gjithsesi kolektiv për shkak të të gjithë atyre që luajtën një rol në të”, tha në fund Benzema.
Karim Benzema e ka fituar Topin e Artë për herë të parë në karrierë, duke qenë një favorit i padiskutueshëm pas arritjeve të mëdha që kishte me Real Madridin dhe përfaqësuesen e Francës.

Back to top button