Benzema fiton Topin e Artë

Ashtu siç edhe ishte pritur, Topi i Artë 2022 ka përfunduar në duart e Karim Benzema. Ky është Topi i Artë i parë në karrierën e francezit.
Sulmuesi francez që pati një sezon fantastik me Real Madridi mposhti të gjithë konkurrentët për çmimin më të madh individual për futbollistët.
Në top pesëshen e fundit ishin edhe Kevin De Bruyne, Robert Lewandowski, Sadio Mane dhe Mohamed Salah.
Ceremonia madhështore e “Topit të Artë” për vitin 2022, përkatësisht për edicionin 2021/2022, është mbajtur sot në Paris.
Vitin e kaluar fitues i çmimit kryesor individual në futboll ishte Lionel Messi./21Media

Back to top button